Komuna e Vitisë vazhdon aktivitetet për nderë të “Ditët e Diasporës”

Komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, ka vazhduar në bashkëpunim  me të tjerët që të zhvilloj aktivitete për nderë të “Ditët të Diasporës”,  që kanë nisur me 1 gusht. Kështu gjatë ditëve të fundit pos kolonisë artistike që është mbajtur në shesh të qytetit të Vitisë është zhvilluar edhe për dy ditë rresht  panairi tradicional i produkteve “T’i ruajmë vlerat tona tradicionale”, që u organizua nga Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural të kësaj komune me partnerët e saj.  Gjithashtu në ditën e parë është bërë edhe promovimi i veprave të autorit Engjël Koliqi,  është mbajtur koncerti i hapur për qytetarë dhe u zhvillua në hapësirë të hapur një aktivitet sportiv në Ping Pong. Ndërkaq në ditën e dytë është organizuar edhe një ndeshje në Streetball në mes të KFOR-it Amerikan dhe Klubit të Basketbollit “KF Vitia”.  Poashtu dje u dha edhe një informatë rreth organizimit të bibliotekës së qytetit “Ramadan Musliu” si dhe u bë prezantimi i eksponateve nga muzeu i qytetit. Ndërkaq sipas agjendës së paraparë me 12 gusht do të mbahet edhe Festivali ndërkombëtar i vallëzimit “Anamorava Folk Fest” në sheshin e qytetit pranë shtëpisë së kulturës.

Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe njerëz në këmbë

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi merr pjesë në panelin në kuadër të “Javës së gruas”

Me ftesë të Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), kryetari Smajl latifi mori pjesë në panelin në …