Krerët e komunës së Skënderajt kanë bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Gllanasellë

Kryetari i Komunës së Skënderajt, z. Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku, kryesuesja e Kuvendit Komunal, Adelina Spahiu dhe drejtorët e Ekzekutivit, kanë bërë sot homazhe te varrezat e dëshmorëve në Gllanasellë të komunës së Drenasit, me rastin e përvjetorit të rënies së Fehmi e Xhevë Lladrovcit, me ç’rast kanë lartësuar sakrificën dhe heroizimin tyre, për lirinë e Kosovës.

Kryetari Nura ka thënë se ata ishin bashkëshortë të pathyeshëm, me besë të lidhur jo vetëm ndaj njeri-tjetrit, por edhe ndaj idealit të përbashkët për atdheun dhe lirinë e tij.

Po sot, janë përkujtuar dëshmorët dhe martirët e fshatrave Tërnac dhe Lubovec, dhe për nder të përvjetorit të rënies së tyre, janë vendosur kurora me lule të freskëta te lapidarët e heronjve.

Në homazhe kanë marrë pjesë edhe deputetja e Parlamentit të Kosovës, Sala Jashari, familjarë, ish-komandantë të UÇK-së, anëtarë të Kuvendit dhe qytetarë.

Lavdi Fehmi e Xhevë Lladrovci!

Lavdi të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të lirisë së Kosovës!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti reagon ashpër ndaj ndaljeve të shpeshta të energjisë elektrike dhe furnizimit jo stabil

Pas pranimit të shqetësimeve të shumta nga qytetarët rreth furnizimit jo të rregullt me energji …