Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore ka mirëpritur në takim Ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, z. Borut Blaj. Në postimin e kryetarit Aliu në Facebook, thuhet:
Nder e kënaqësi e veçantë të mirëpres në Ferizaj, Ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Shkëlqësinë e Tij, z. Borut Blaj bashkë me këshilltaren znj. Milena Radenkoviç me të cilët bashkëbiseduam për mundësitë e bashkëpunimeve tona në fushën ekonomike, mes bizneseve ferizajase dhe atyre sllovene si dhe bashkëpunimet në art, kulturë e sport.