Kryetari Agim Aliu priti në takim doktoren e shkencave, Kaltrina Paloja

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu ka pritur në zyrën e tij profesionisten që premton shumë për të ardhmen, doktoren e shkencave, ferizajasen Kaltrina Paloja

Kaltrina Paloja studioi në Universitetin Politeknik Federal të Lozanës (EPFL) në Zvicër, ku ka përfunduar studimet bachelor në kimi dhe më pas masterin në inxhinieri kimike dhe bioteknologji. Gjatë studimeve të saj master, ajo ka bërë hulumtime në rigjenerimin e indeve pranë Australian Regenerative Medicine Institute (ARMI) në Melburn, Australi. Me punën e saj shkencore mori titullin Doktor i Shkencave në Bioteknologji dhe Bioinxhinieri nga Universiteti Politeknik Federal i Lozanës EPFL, me fokus në kërkimin e saj doktoral në kuptimin e mënyrës se si qelizat imunitare komunikojnë duke përdorur nanoteknologjinë e ADN-së. Aktualisht, ajo punon si menaxhere projekti në një kompani farmaceutike, ku kontribuon në zhvillimin e një terapie inovative në fushën e kardiologjisë, thuhet në postimin në facebook, të kryetarit të komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

Thirret Mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, e katërta për këtë vit Kalendarik

Mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, të Komunës së Rahovecit e katërta për …