Komuna e Ferizajt, përmes rrjeteve sociale njofton se Kryetari i Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu, do të mbajë takimin e dytë publik për vitin 2025, me qytetarë, ku do të raportojë për punën dhe angazhimet e tij për punën një vjeçare.
Takimi do të mbahet të martën më 16 dhjetor me fillim në 10.00 në sallën e Kuvendit të Komunës.
Me këtë rast, komuna përmes këtij njoftimi të publikuar në facebook, fton gjithë qytetarët, grupet e interesit dhe palët e tjera të interesuara që t’i përgjigjen kësaj thirrjeje për t’u informuar nga afër për punën 1-vjeçare të kryetarit Agim Aliu.
Pas paraqitjes së raportit nga ana e kryetarit, qytetarët kanë të drejtë të parashtrojnë pyetjet e tyre drejtuar kryetarit dhe Drejtorëve të Drejtorive komunale.