Kryetari Aliu, ka vizituar bashkatdhetarët tanë ndërmarrës në kuadër të Unionit të Bizneseve Shqiptare- Gjermane në Düsseldorf të Gjermanisë

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, ka vizituar bashkatdhetarët tanë ndërmarrës në kuadër të Unionit të Bizneseve Shqiptare- Gjermane në Düsseldorf të Gjermanisë, prirë nga kryetari i Unionit, Nazmi Viqa, sekretari Nexhmedin Veliqi, drejtorin financiar dhe anëtarin e kryesisë, Vllaznim Kelmendi si dhe drejtorin ekzekutiv operativ, Fadil Abdullahu, biznese këto që me punën e përkushtimin e tyre, janë referencë e profesionalizmit në rajonet e shtetet ku veprojnë.

Kryetari Aliu ka thënë se, kemi mirëpritur dhe mirëpresim investimet nga mërgata, duke ofruar gjithë potencialin e nevojshëm, për të mundësuar zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj, vizitoi fillimin e punimeve për ndërtimin e Lapidarit të Dëshmorëve në fshatin Pozhar

Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, vizitoi fillimin e punimeve për ndërtimin e …