Kryetari Aliu ndau dekoratën “NDERI I QYTETIT” për Prof. Isak Jashari

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu ndau dekoratën “NDERI I QYTETIT” për Prof. Isak Jashari.”Veprat e tij lanë gjurmë në universitetin e Ferizajt, duke qenë profesor i dashur e i dalluar për breza të shumtë studentësh, kontribut plotë në sportin ferizajas, duke qenë një nga emrat e spikatur të basketbollit ferizajas, është ky profesori i nderuar, inxhinieri i makinerisë, bashkëqytetari ynë i shquar ku në 150 vjetorin e themelimit të qytetit, i ndava dekoratën “NDERI I QYTETIT” për Prof. Isak Jashari. Për kontribut e arritje të veçanta në veprimtari studimore, shkencore, arsimore dhe edukative”-ka shkruar kryetari Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti mbledhjen e dytë të rregullt

Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur sot mbledhjen e dytë të rregullt, në të cilën …