Kryetari Aliu, ngushëlloi familjen e Dëshmorit të parë të Kombit të UÇK-së në Ferizaj, Nazmi Uksmajli, me rastin e vdekjes së Nazlie Uksmajli

Kryetari Aliu, ngushëlloi familjen e Dëshmorit të parë të Kombit të UÇK-së në Ferizaj, Nazmi Uksmajli, me rastin e vdekjes së Nazlie Uksmajli. Me pikëllim, mora lajmin për ndarjen nga jeta të nënës së Dëshmorit të parë të Kombit të UÇK-së në Ferizaj, Nazmi Uksmajli, Nazlie Uksmajli. Nëna Nazlie, mbylli sytë duke na dhënë lamtumirën, krenare që Kosovës i dha birin dëshmor, lufta e gjaku i të cilëve i solli lirinë Kosovës. Ajo mbajti kurdoherë në zemër, dashurinë, dhembjen e sakrificat e panumërta prej nëne, por gjithnjë krenare për veprën e sakrificën e të birit. Pusho në paqe nënë Nazlie, të qoftë i lehtë dheu i Kosovës! Ngushëllime të sinqerta familjes së respektuar Uksmajli, bashkëluftëtarëve të të birit, miqve e të njohurve të të ndjerës. Dritë pastë shpirti i saj fisnik! Thuhet në ngushëllimin e kryetarit Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …