Në 25 vjetorin e Masakrës së Reçakut, kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, ka kujtuar këtë ditë duke thënë se, nderojmë e përkulemi para sakrificës së martirëve të Reçakut, duke kërkuar drejtësi, drejtësi dhe vetëm drejtësi për gjenocidin, masakrën, makabritetin që kreu mbi të pafajshmit shqiptarë, shteti serb me policinë e ushtrinë e saj kriminale. Masakra e Reçakut, prezantuar botërisht nga Ambasadori i Misionit të OSBE-së, z. William G. Walker, bëri kthesën vendimtare të vëmendjes ndërkombëtare për luftën tonë të drejtë çlirimtare dhe gjenocidin që po kryente Serbia ndaj popullatës shqiptare në Kosovë, duke i dhënë kahje edhe përpjekje mbështetjes ndërkombëtare për lirinë e Kosovës. Lavdi Dëshmorëve të Kombit dhe martirëve të lirisë! Drejtësi për Reçakun! Ka thënë kryetari Aliu.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
