leoni

Kryetari Asllanaj ka takuar disa qytetarë

Të enjteve si zakonisht dera e kryetarit të Komunës së Suharekës z.Sali Asllanaj, është e hapur për qytetarë. Ai ka pritur disa qytetarë të cilët kanë kërkuar takim. Takimet zhvillohen drejtpërdrejt me kryetarin dhe qytetarët paraqesin kërkesat e tyre, propozime nëse kanë si dhe shpesh ndodh që edhe të vijnë dhe të falënderojnë kryetarin Asllanaj për ndonjë punë apo shërbim të mirë që ka bërë komuna në përmirësimin e jetës së tyre. Kryetari Asllanaj, vazhdon takimet me qytetarë edhe këtë vit ashtu siç ka vepruar viteve që kaluan.

Kontrolloni gjithashtu

Nesër më 23 tetor promovohet libri “Në emër të gjakut” të autorit Ahmet Prençi

Komuna e Deçanit nën përkujdesjen e kryetarit, z. Bashkim Ramosaj ju fton të merrni pjesë …