Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka vizituar fshatin Prilep ndërsa përmes një postimi në facebook, i ka falënderuar nga zemra, për pritjen e organizuar dhe numrin e madh të pjesëmarrësve.
“Kjo vatër e rezistencës kombëtare, si gjithmonë edhe sonte, dëshmoi përkrahjen e saj të fuqishme dhe të pakompromis ndaj Aleancës dhe numrit fitues 174!
Faleminderit nga zemra Prilep, për besimin që po i jepni punës sonë, ndaj meje si kryetar dhe ndaj Fekri Qufaj për anëtar të Kuvendit Komunal.
Kemi qenë dhe do të jemi bashkë gjithmonë”, ka shkruar në profilin e tij në facebook, kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj.