Kryetari Bashkim Ramosaj u takua me qytetarët e Deçanit

Kryetari i komunës së Deçanit në kuadër të takimeve të rregullta me banorët e fshatrave të komunës së Deçanit, sot u takua me banorët e qytetit.

“Kënaqësi e veçantë ta nis ditën me kafe mëngjesi dhe bashkëbisedim me qytetarët e Deçanit!

Bashkë me Nënkryetarin Sami Cacaj dhe shumë qytetarë, diskutuam për të arriturat tona deri tani dhe për hapat e rëndësishëm që na presin në të ardhmen.

Deçani është zemra e komunës sonë, me njerëz të përkushtuar, punëtorë dhe të ndershëm.

Kemi realizuar projekte e punë që i kanë dhënë qytetit pamje, imazh dhe perspektivë të re.

Jam krenar për gjithçka që kemi bërë bashkë, për qytetin dhe për gjithë komunën!

U zotova që gjatë 4 viteve të ardhshme asnjë kërkesë e qytetarëve të Deçanit nuk do të mbetet pa u realizuar!

Me ndërtimin e sheshit, rrugëve të reja dhe dokumenteve bazike të planifikimit, Deçani do të jetë edhe më i bukur dhe shembull për komunat tjera.

Po ashtu, do të zhvillojmë edhe infrastrukturën turistike të alpeve tona, pasuri e madhe që meriton vëmendje dhe investim.

Jam mirënjohës për besimin dhe mbështetjen tuaj të pakursyer!

Bashkë do të fitojmë si asnjëherë më parë më 12 tetor, ka shktuar në profilin e tij në facebook, kryetari i komunës së Deçani, z. Bashkim Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka përuruar palestrën shkollore sportive në Shkollën Fillore “Dëshmorët e Vitisë”

Kryetari i komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti më bashkëpuntorë kanë përuruar palestrën shkollore sportive …