Kryetari Bashota uron mësimdhënësit me rastin e 7 marsit

Kryetari i komunës së Klinës Sokol Bashtota me rastin e ditës së mësuesit, i uron të gjithë mësimdhënësit duke shtuar se: kjo ditë feste dhe tradita e pasur e shkollës shqipe le të na shërbejnë si frymëzim dhe si shembull që të ngrihen më lart treguesit e cilësisë në arsim dhe të formojmë kuadro që do të kenë fuqinë e mendjes dhe guximin qytetar për të sfiduar vështirësitë dhe ndryshimet e shpejta shoqërore dhe teknologjike që po ndodhin në kohën që po jetojmë.

Në këtë ditë të shenjte, kujtojmë edhe mësimdhënësit të cilët për lirinë e Kosovës u rreshtuan përkrah Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Shumë prej tyre edhe u flijuan, për të mbetur të përjetësuar në shkronjat shqipe dhe kujtesën e popullit liridashës.

Ju mësimdhënës të dashur, keni përgjegjësinë dhe meritat kryesore për ndërtimin e një shoqërie të arsimuar që përcakton një shtet të zhvilluar. Vetëm me kontributin tuaj për mësimdhënie cilësore, ne do të mund të përshpejtojmë rrugën drejt një te ardhmeje më të mirë për fëmijët tanë, për familjet tona.

Ju siguroj se do të jemi së bashku me ju në këtë mision të rëndësishëm.

Kontrolloni gjithashtu

U hap ekspozita personale me veprat e artistes Arbëresha Hasani Ameti

“Midis katrahurës së teksturës dhe zhurmës melodike” titullohet ekspozita personale që u hap mbrëmë në …