Kryetari Begaj, priti në takim ish vëzhguesin e EU-së, danezin Stig Skovbo

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur në një takim pune, ish vëzhguesin e Unionit Evropian, Stig Skovbo, nga Danimarka, me të cilin ka biseduar për zhvillimet në Malishevë dhe për mundësitë e bashkëpunimit në mes të Malishevës dhe qyteteve në Danimarkë. Kryetari Begaj, e ka falënderuar zyrtarin danez, Stig Skovbo, për vizitën e tij dhe e ka njoftuar atë me zhvillimet në Komunën e Malishevës, të arriturat, sfidat dhe nevojat që ka Malisheva, si komunë. Nga anë tjetër Stig Skovbo, është shprehur i kënaqur me të arriturat dhe zhvillimet e përgjithshme në Malishevë dhe ka shprehur gatishmërinë e tij për të krijuar lidhje në mes të Malishevës dhe vendeve në Danimarkë, me qëllim të krijimit bashkëpunimit të ndërsjellë.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Kosovës i duhet lidership i fortë që qëndron krah Ramush Haradinajt

Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, ka deklaruar se Kosova ka nevojë për …