Kryetari i Komunës, z. Ekrem Kastrati, priti sot në takim një delegacion nxënësish dhe mësimdhënësish të shkollës profesionale “Oso Kuka” nga Shkodra.
Vizita kishte për qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve arsimore dhe shkëmbimin e përvojave në fushën e arsimit profesional, kulturës dhe paqës.
Gjatë takimit, kryetari Kastrati informoi nxënësit për projektet dhe politikat komunale që mbështesin arsimin profesional, zhvillimin e aftësive praktike dhe integrimin e të rinjve në tregun e punës.
Ai theksoi se Komuna mbetet e përkushtuar në krijimin e mundësive të reja për të rinjtë, si dhe në nxitjen e partneriteteve me institucionet arsimore të shtetit amë Republikës së Shqipërisë si dhe nga të gjitha trevat shqiptare.
Nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës “Oso Kuka” shprehën mirënjohjen për pritjen dhe mundësinë e njohjes më të afërt me funksionimin e institucioneve lokale dhe iniciativat zhvillimore të Komunës.
Komuna do të vazhdojë të mbështesë aktivitetet që promovojnë edukimin cilësor dhe bashkëpunimin ndërshkollor, mbarëkombëtar dhe ndërkombëtar.
Kurse delegacionin nga shkolla “Osa Kuka” e shoqëronin udhëheqësit nga Qendra e Kompetencës “Kujtim Krasniqi” Malishevë, ku edhe ishin përfitues të projektit Superschools në partneritet me shkollën “Osa Kuka” nga Shkodra.
Drejtori i QK, z. Nazmi Zogaj, së bashku me zv/drejtorin dhe koordinatorin e projektit z. Mentor Kryeziu, si dhe koordinatoren znj. Mirlinda Bibaj.
Po ashtu edhe drejtoresha e shkollës “Osa Kuka”, znj. Teuta Çoku, koordinatoren znj. Edvalda Kuçi dhe nxënësit pjesëmarrës në projekt, theksuan se është kënaqësi dhe nder i veçantë të shënojmë së bashku fillimin e këtij projekti ku të dy shkollat u shpallën fituese.
Drejtoresha e shkollës “Osa Kuka”, znj. Teuta Çoku, falënderoi, Kryetarin e Komunës së Malishevës, Ekrem Kastratin për pritjen vëllazërore me ekipin nga Drejtoria për Arsim dhe Edukim, Sabit Berisha, menaxhmentin e Qendrës së Kompetencës për organizimin e shkëlqyer, duke uruar që ky projekt të ndikojë në formimin personal dhe profesional të të rinjve.