Kryetari Haliti ka nënshkruar një marrëveshje për rregullimin e Sallës së Kuvendit Komunal të Vitisë

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka nënshkruar një Marrëveshje të Mirëkuptimit për realizimin e projektit “Punime në Sallën e Kuvendit Komunal, Inventar, zërim dhe pajisje të IT-së” me Ministren e Administrimit të Pushtetit Lokal, Adrijana Hodžić. Përndryshe bëhet me dije se nënshkrimi i kësaj marrëveshje është bërë në kuadër të programit komunal për infrastrukturë socio-ekonomike dhe bashkëpunimi ndërkomunal. Pas ceremonisë së nënshkrimit të kësaj marrëveshje Kryetari Haliti tha se me këtë projekt do të ofrohen kushte më cilësore në Sallën e Kuvendit Komunal të Vitisë. “Sot kemi nënshkruar një marrëveshje me të cilën do të rregullohet salla e Kuvendit Komunal të Vitisë me të gjitha mjetet përcjellëse me qëllimin më të mirë që të ofrojmë kushte sa më cilësore për mbledhjet e rëndësishëm të cilët zhvillohen në këtë sallë. Natyrisht se salla e re do të jetë me të gjithë inventarin përcjellës përfshirë këto edhe teknologjinë informative” u shpreh Kryetari Haliti. Ai falënderoj Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) që ka shprehur gatishmërinë që të bashkëpunoj në realizimin e këtij projekti.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet marrëveshja për grantin e performancës

Me grantin e performancës të nënshkruar sot ndërmjet Ministrit të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit …