Kryetari Haliti merr pjesë në ceremoninë e një vjetorit të fabrikës së Tekstilit “Eagle KS” në Pozharan

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar sot fabrikën e tekstilit  “Eagle KS” në Pozheran të Vitisë, e cila sot ka kremtuar një vjetorin e themelimit, ku mysafir ishte edhe i pari i kësaj komune. Me këtë rast kryetari Haliti, ka përgëzuar pronarin e kësaj fabrike, e cila kryesisht punon uniforma të punës dhe ka arritur që produktet e saj nga tekstili, ti eksportoj edhe jashtë vendit. “Është kënaqësi të shohësh se si në komunën tonë kemi afarist të suksesshëm, të cilët për një kohë të shkurtë kanë arritur suksese të mëdha. Siç jemi njoftuar kjo fabrikë ka të punësuar 22 punëtor dhe po prodhon uniforma të punës, të cilët janë të kërkuara në treg, dhe me një angazhim të madh kanë arritur të eksportojnë në vendet e ndryshme”, u shpreh kryetari Haliti. Përndryshe ky biznes është në pronësi të Nejaz Selimit nga komuna e Vitisë.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ka uruar 1 Majin – Ditën e Punëtorëve

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati përmes një postimi në facebook ka uruar …