Kryetari Haliti nderoi me mirënjohje mësimdhënësin Fahredin Aliu në ditën e pensionimit

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti së bashku me drejtoreshën e Arsimit, Arta Ajeti dhe të tjerë kanë organizuar sot pritje për mësimdhënësin Fahredin Aliu, me rastin e pensionimit të tij pas 25 vjetësh pune në arsim. Kryetari Haliti vlerësoi kontributin e gjatë të Aliut në edukimin e brezave dhe përkushtimin e tij të pandërprerë në fushën e arsimit. Ai theksoi se puna e mësimdhënësve si Fahredin Aliu mbetet shembull i qëndrueshmërisë dhe përkushtimit profesional. Në shenjë respekti dhe falënderimi, kryetari Haliti, i ndau një mirënjohje për shërbimin rreth 25-vjeçar në arsim, duke e cilësuar Aliun një mësues që ka lënë gjurmë të qëndrueshme në formimin e nxënësve. Kurse z. Aliu u falënderua për pritjen dhe për vlerësimin, duke shprehur mirënjohjen për bashkëpunimin ndër vite me kolegë, prindër dhe nxënës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti përcjell nga afër situatën në terren pas reshjeve të dendura

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, po përcjell nga afër situatën në terren pas …