Kryetari Haliti nderon nxënsit e vrarë nga minat si dhe dëshmorët nga fshati Gjylekarë

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar sot fshatin Gjylekarë të Vitisë për të përkujtuar dhe vendosur kurora lulesh për nxënësit të vrarë nga minat që asokohe ishin vendosur nga forcat policore dhe ushtarake serbe. Homazhe u bënë edhe në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët (SHFMU) “Kenan Halimi” si dhe në lapidarin që ju kushtohet : Hoxhë Jonuz Zejnullahu, Bafti Haxhiu, Kenan Halimi, Haxhi Shabi Kajolli, Selami Ismajli dhe Mehmet Ismajli.

Kryetari Haliti ndër tjerash ka thënë se dëshmorët dhe viktimat civile do të mbesin gjallë në historinë e popullit të Kosovës për sakrificën e tyre për lirinë e vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu ka mirëpritur në takim profesorët e muzikës të ansamblit kamertal “TrioMosso”

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve ditore ka mirëpritur …