Kryetari Haliti përcjell punimet në renovimin e QKMF-së në Viti

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Basri Aliu, Drejtor i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, kanë vizituar punimet që po bëhen në renovimin e pjesshëm të QKMF -së dhe të objektit të Emergjencës në Viti. Bëhet me dije se për momentin po punohet në suvatimin e brendshëm të Emergjencës, në renovimin e tërësishëm të kuzhinës dhe të repartit të rëntgenit. Përndryshe shumë shpejt pritet të fillojnë punimet në renovimin e ambulancave të mjekësisë familjare në disa fshatra të kësaj komune.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …