Kryetari Haliti përsëri renditet i pari në Kosovë për realizim të premtimeve

Sokol Haliti, Kryetar i Komunës së Vitisë përsëri është renditur i pari në realizimin e premtimeve të dhëna. Kjo u bë me dije pasi që Instituti për Studime të Avancuara GAP ka publikuar në platformën e saj elektronike “Letërnjoftimi i Komunave” shkallën e përmbushjes së premtimeve zgjedhore të dhëna nga kryetarët e komunave të zgjedhur nga zgjedhjet e fundit lokale të mbajtura në tetor dhe nëntor të vitit 2017. Duke u bazuar në të dhënat e paraqitura në këtë platformë të monitorimit të komunave të Kosovës, respektivisht kryetarëve të komunave nga Instituti për Studime të Avancuara GAP, kryetari Sokol Haliti vlerësohet si më i suksesshmi sa i përket realizimit të premtimeve. Përndryshe Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti disa herë gjatë mandatit të kaluar 2013-2017 është renditur kryetari më shkallën më të lartë të realizimit të premtimeve në nivel vendi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi kujton 27 Prillin – Ditën e të Zhdukurve me dhunë në Kosovë

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka kujtuar 27 Prillin – Ditën e të …