Kryetari Haliti priti në takim lamtumirës pjesëtarët e KFOR-it në përfundim të misionit

Toger Roose e rreshteri Hay si dhe dy pjesëtarë të tjerë të KFOR-it amerikan, janë pritur në një takim nga kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, me rastin e përfundimit të misionit të tyre, në kuadër të Forcës Paqeruajtëse të KFOR-it amerikan në Kosovë. Ata kanë shpreh falënderim ndaj Institucioneve komunale për bashkëpunimin e deritanishëm dhe kanë premtuar se edhe Njësia e re do të vazhdoj të bashkëpunoj edhe më tej. Kryetari Haliti, i ndau një mirënjohje në shenjë respekti për kontributin e Njësisë së KFOR-it në komunën e Vitisë, e po ashtu edhe togeri Roose i dhuroi një monedhë me shenjen e KFOR-it dhe emrat e ushtarëve të këtij misioni.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi merr pjesë në panelin në kuadër të “Javës së gruas”

Me ftesë të Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), kryetari Smajl latifi mori pjesë në panelin në …