Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti së bashku me drejtoreshën e arsimit, Arta Ajeti dhe të tjerë kanë pritur sot në takim nxënësit e shkollës së mesme “Kongresi i Manastirit” – Pozheran që kanë marrë vendin e dytë në garat kombëtare në kuadër të projektit “Promovimi i mendimit kritik dhe aktivizimit qytetar te të rinjtë”, të organizuar nga Teach for Kosova. Me këtë rast kryetari Haliti i ka përgëzuar nxënësit por edhe personelin arsimor të kësaj shkolle për suksesin e arritur në këtë garë. Ai tha se krenohet me nxënësit vitias duke theksuar se qeverisja komunale në Viti do të vazhdoj të mbështes nxënësit. Duke folur për shkollën në Pozheran ai tha se ata kanë bërë shumë për këtë institucion shkollor që nga pavarësimi i saj, krijimi i kushteve sa më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit dhe shtoj se nxënësve nuk ju mbetet që tjetër veç se të mësojnë dhe të përgatitën për të ardhmen e tyre. Ai tha se përmes investimeve që kanë bërë në fushën e arsimit dhe që pritet të bëhet komuna synon që të aftësoj nxënësit për tregun e punës. Ndërkaq Dardan Konjufca nga ky tha se nxënësit e shkollës “Kongresi i Manastirit” kanë qenë të jashtëzakonshëm dhe falënderoj kryetarin Haliti për mundësinë që ka dhënë që ky projekt të realizohet në Viti. Përndryshe ky takim ishte i hapur ku nxënësit kanë parashtruar pyetje por edhe kanë dhënë mendimet e tyre, kryesisht lidhur me fushën e arsimit.