Kryetari Haliti priti në takim përfaqësues të projektit “Up To Youth”

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, me qëllim të bashkërendimit të aktiviteteve, ka pritur në takim, zyrtaren e projektit për komunat e lindjes, Kaltrina Ymeri-n dhe grupin e UTY nga Vitia. Në këtë takim, u fol rreth donacioneve që do të bëhen nga ky projekt në kopshtin e fëmijëve “Gëzimi Ynë” dhe bibliotekën e qytetit të Vitisë. Përndryshe projekti “Up To Youth”, është i financuar nga USAID-i amerikan dhe implementohet nga Global Communities.

 

Kontrolloni gjithashtu

Po zhvillohen aktivitete intensive në identifikimin e deponive ilegale në territorin e komunës së Skenderajt

Drejtoria e Shërbimeve Publike, e udhëhequr nga drejtori z. Arber Geci, është duke zhvilluar aktivitete …