Kryetari Haliti priti në takim përfaqësuesit e KF “Vllaznia” nga Pozherani

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Klubit Futbollistik “Vllaznia” të Pozheranit. Ata e uruan kryetarin Haliti për mandatin e ri, duke i shprehur mbështetjen e tyre për punën dhe përgjegjësitë që e presin në katër vitet e ardhshme.

Në shenjë mirënjohjeje dhe respekti, kryetari i klubit, Halit Alidema, i dhuroi kryetarit Haliti fanellën zyrtare të KF “Vllaznia”. Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm dhe u theksua gatishmëria për të vazhduar mbështetjen ndaj sportit lokal në projektet e ardhshme.

Kontrolloni gjithashtu

Minavere Bislimi nga Vitia kandidate për t’u bërë pjesë e asamblesë komunale të San Julien Genevois

Minavere Bislimi po hyn në garën zgjedhore të qytetit San Julien Genevois, të Francës me …