Kryetari Haliti vizitoi punimet e shumta në projektin e Efiçencës së Energjisë në shkolla dhe Qendrën për Punë Sociale

Në kuadër të Projektit nga Fondi i Kosovës për Efiçencën e Energjisë (FKEE), në objektet e ndryshme komunale, si Qendra për Punë Sociale dhe shkolla, po zhvillohen punime të ndryshme. Me këtë rast, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i shoqëruar nga drejtoresha e Arsimit, Arta Ajeti, dhe zyrtari komunal Xhelal Musa, vizituan nga afër punimet në objektin e Qendrës për Punë Sociale (QPS) në Viti, si dhe në shkollat e Sadovinës të Jerlive dhe Buzovik.

Sipas zyrtarit komunal, Xhelal Musa, investimet po realizohen në kuadër të projektit për Efiçencën e Energjisë. Ai shpjegoi se, në Sadovinë të Jerlive, ky projekt përfshin punime në kulmin e shkollës, izolimin dhe suvatimin e saj, ndërrimin e dyerve dhe dritareve, si dhe përmirësimin e ndriçimit dhe ngrohjes.

Po ashtu, në shkollën e fshatit Buzovik pritet të punohet në izolimin dhe suvatimin e objektit shkollor, ndërrimin e dyerve dhe dritareve të jashtme, renovimin e ngrohjes qendrore dhe përmirësimin e dyshemesë.

Ndërkohë, në objektin e QPS-së, parashikohet të bëhen punime në izolimin dhe suvatimin e tij, ri-kulmin, ndërrimin e dyerve dhe dritareve, vendosjen e një kaldaje me pelet dhe renovimin e depos dhe ndriçimit.

Përveç këtyre punimeve, në kuadër të këtij projekti do të realizohen edhe investime në dy shkolla të tjera të komunës së Vitisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj priti në takim Presim Ferataj, Zëvendëskomandant i Komandës Rajonale Perëndimore të KFOR-it

Kryetari i Komunës, së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj së bashku me nënkryetarin, z.Sami Cacaj sot pritën …