Kryetari Haliti vizitoi punimet përgjatë rrugës kryesore Gërmovë-Goshicë

Në komunën e Vitisë po vazhdojnë punimet në realizimin e projekteve të rëndësishme infrastrukturore. Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar punimet në ndërtimin e trotuarit përgjatë rrugës kryesore Gërmovë-Goshicë. Ai tha se pas projektit të rëndësishëm  infrastrukturor që ka nisur sot në ndërtimin e rrugës së fshatit Mjak ai ka vizituar edhe punimet në lokalitet e tjera për të parë nga afër punët e tyre. Ai tha se kjo komunë mbetet e përkushtuar që të punoj në mirëqenien e qytetarëve dhe të ju siguroj qarkullimin e lirë dhe të sigurte në komunikacion. Përndryshe ndërtimi i trotuarit përgjatë rrugës Gërmovë dhe Goshicë është mirëpritur nga banorët e dy lokaliteteve por edhe të tjerëve që shfrytëzojnë në aks rrugor.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Bashkim Ramosaj priti në takim përfaqësues të OSBE-së nga zyra rajonale në Pejë

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka pritur të martën në takim në …