Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari dhe nënkryetari Lushtaku kanë pritur në takim, ish-komandantin e përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjeneral Sylejman Selimi, i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, e ku ishte i pranishëm edhe deputeti Bekim Hahiu. Kontributi i gjeneral Selimit është i njohur dhe i vlerësuar nga të gjithë. Ka vuajtur shumë në këto vitet e fundit, madje edhe në aspektin shëndetësor, por tanimë ai duket se qëndron shumë mirë.
Për kontributin që gjeneral Selimi ka dhënë në luftën çlirimtare dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës, kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari i dhuroi stemën e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari.