Kryetari Jashari me zëvendësministren e Tregtisë dhe Industrisë, vizitojnë bizneset në Polac

Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, së bashku me zëvendësministren e Tregtisë dhe Industrisë, Arbëresha Krasniqi, kanë takuar përfaqësuesit e bizneseve që zhvillojnë veprimtari në Polac, si dhe ferma të bagëtive. Gjatë këtij takimi është diskutuar për mundësitë e zgjerimit të kapaciteteve ekzistuese që kanë këto biznese. Ministria e Tregtisë dhe Komuna e Skenderajt, do të jenë në shërbim të këtyre bizneseve, në funksion të zhvillimit të mëtejshëm, meqë krahas rritjes së tyre, rritet edhe numri i të punësuarve.

Pas këtij takimi, kryetari Jashari ka vizituar disa nga bizneset në Polac.

Kontrolloni gjithashtu

Në komunën e Rahovecit mbahet mbledhja e KKSB, e treta për këtë vit

Kryesuesi i mbledhjes, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, theksoi se situata e përgjithshme …