Me rastin e festave të fundvitit, Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati, mësimdhënësit dhe prindërit së bashku organizuan një aktivitet të veçantë për fëmijët, duke sjellë gëzim dhe buzëqeshje në prag të Vitit të Ri.
Në një atmosferë festive, fëmijët u pritën me dhurata simbolike, argëtim dhe programe artistike të përgatitura enkas për ta.
Gjatë aktivitetit, Kryetari Kastrati uroi fëmijët dhe familjet e tyre për shëndet dhe suksese në vitin e ardhshëm, duke theksuar rëndësinë e kujdesit dhe investimit në mirëqenien e brezit të ri si dhe integrimin në një shoqëri të barabart për të gjithë.
Ai nënvizoi se fëmijët janë e ardhmja e komunitetit dhe se institucioni do të vazhdojë të mbështesë iniciativa që synojnë edukimin, argëtimin dhe zhvillimin e tyre.
Prindërit dhe të pranishmit e vlerësuan nismën si një gjest domethënës që forcon frymën e solidaritetit dhe festës në komunitet. Aktiviteti u mbyll mes duartrokitjeve dhe urimeve për festa të mbara.