Qyteti i Malishevës ka filluar zyrtarisht dekorimin festiv për festat e fundvitit, duke sjellë atmosferë magjike për të gjithë qytetarët dhe vizitorët.
Sheshi kryesor i qytetit u stolis si ambient festiv, me drita dekorative, zbukurime moderne dhe instalacione ndriçuese që e shndërruan qendrën e qytetit në një hapësirë festive e plot gjallëri.Kryetari i komunës së Malishevës z. Ekrem Kastrati bashkë me qytetarët malishevas ka bërë ndezjen e dritave festive në sheshin qendror, që është dekoruar për nder të festave të fundvitit.Kryetari Kastrati pas ndezjes së dritave festive ju ka uruar qytetarëve shëndet dhe mbarësi në vitin në vijim dhe ka bërë thirrje që të festohen këto festa të fundvitit në paqe dhe harmoni mes njëri tjetrit.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
