Kryetari Kastrati ndau mirënjohje për afaristin, njëkohësisht këshilltar komunal në Grundau të Gjermanisë, Nysret Hoti

Kryetari i Komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati ndau mirënjohje për afaristin dhe mërgimtarin, njëkohësisht këshilltar komunal në Gründau të Gjermanisë, Nysret Hoti, për kontributin e tij të veçantë në promovimin e arsimit shqip në mërgatë.

Ky vlerësim u nda me motivacionin:

“Për kontribut të veçantë në promovimin e arsimit shqip në mërgatë, përmes mbështetjes së shkollës shqipe në Gjermani. Angazhimi profesional dhe publik, si afarist dhe këshilltar komunal në Gründau përbën shembullin më të mirë të përkushtimit ndaj komunitetit.”

Me këtë rast, i nderuari Hoti u shpreh se ky vlerësim për të paraqet një nder të jashtëzakonshëm dhe një motiv shtesë për të vazhduar angazhimin në shërbim të vendlindjes dhe komunitetit shqiptar në mërgatë.

Komuna e Malishevës shpreh mirënjohje për të gjithë bashkatdhetarët që kontribuojnë në ruajtjen dhe zhvillimin e arsimit dhe identitetit kombëtar jashtë vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati, ka bërë homazhe në nderim të dëshmorëve të kombit, Jahir Mazreku, Hysen e Maliq Sopaj dhe Shaqir Paçarizi

Në përvjetorin e 27 të rënies së dëshmorëve të kombit Jahir Mazreku, Hysen e Maliq …