Kryetari Kastrati priti në takim Shoqatat e Gjeodetëve të Kosovës dhe Shqipërisë

Qyteti i Malishevës është mikpritës i dy Shoqatave të Gjeodetëve, të Kosovës dhe të Shqipërisë. Përfaqësuesit e këtyre dy shoqatave, të kryesuar nga Rajmond Dervishi nga shoqata e Shqipërisë dhe Murat Hoxha nga ajo e Kosovës, i ka pritur në takim kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, bashkë me drejtorin për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, Bashkim Krasniqi. Kryetari Kastrati gjatë këtij takimi mes tjerash theksoi se jam tejet i lumtur që në këtë ditë feste, ju keni zgjedhur Malishevën, për të zhvilluar një punëtori, që për synim ka ndërtimin dhe pasurimin edhe më tej të infrastrukturës ligjore, që do t’i shërbej kësaj fushe.

 

Kontrolloni gjithashtu

Qytetarët e Vitisë diskutuan për planin rajonal të menaxhimit të integruar të mbeturinave

Në Viti u mbajt një konsultim publik me qytetarët lidhur me draft vlerësimin strategjik mjedisor …