Kryetari Kastrati takon kryetarët e bashkësive lokale – në fokus parandalimi i zjarreve

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, njëherit edhe udhëheqës i Shtabit Emergjent, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me kryetarët e bashkësive lokale, me qëllim të diskutimit dhe koordinimit të veprimeve për parandalimin dhe menaxhimin e rrezikut nga zjarret, që paraqesin një kërcënim të shtuar gjatë stinës së verës.

Në këtë takim morën pjesë edhe drejtorët e drejtorive si: Sylë Dukolli, Rifat Mazreku, Blerim Thaçi, Shqipron Shala, koordinatori i shtabit, Halit Mazreku, nga stacioni policor në Malishevë, Komandanti, Nazmi Zogaj, nga Kryqi i Kuq, në Malishevë, Isuf Morina dhe nga njësia e zarrfikësëve, Muhamet Xhyliqi, të gjithë ofruan gatishmërin e bashkëpunimit dhe koordinimit si struktura institucionale dhe vetëm të bashkuar dhe përgjegjës sëcili në sektorin që punon ia dalim ti parandalojmë këto fatkeqësi dhe personat e papërgjegjshëm që po dëmtojnë mjedisin dhe po u shkaktojnë dëme të mëdha të qytetarëve.

Gjatë takimit, Kryetari Kastrati theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet komunës dhe strukturave lokale për të parandaluar përhapjen e zjarreve dhe për të mbrojtur mjedisin, pasurinë publike dhe private, si dhe jetën e qytetarëve.

“Kërkoj nga ju që të jeni në gatishmëri dhe të angazhoheni me qytetarët për t’i informuar dhe sensibilizuar për rrezikun nga zjarret. Çdo neglizhencë e vogël mund të ketë pasoja të mëdha”, u shpreh Kastrati.

Kryetarët e bashkësive u zotuan se do të punojnë në terren për identifikimin e zonave me rrezik potencial dhe do të kontribuojnë në njoftimin e hershëm dhe reagimin e shpejtë në rast zjarresh. Takimi u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të kapaciteteve lokale, ku edhe u kërkua të formohen edhe nënshtabet lokale nëpër fshatra dhe të janë në gjendje gatishmëri në përballje me fatkeqësitë natyrore, veçanërisht në muajt e verës, kur rreziku nga zjarret është më i lartë.

Edhe Kryqi i Kuq – dega në Malishevë , ka ofruar gatishmërinë dhe ka siguruar ujin e pijshëm për të gjithë vullnetarët që marrin pjesë në shurjen e zjarreve.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt diskutimi publik për vlerësimin strategjik mjedisor të komunës së Vitisë

Në Viti është mbajtur sot diskutimi publik për vlerësimin strategjik mjedisor, i organizuar nga Drejtoria …