leoni

Kryetari Kastrati vizitoi fëmijët me nevoja të veçanta me rastin e 1 Qershorit

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, me bashkëpunëtor, i ka vizituar fëmijët me nevoja të veçanta, gjatë një aktiviteti të zhvilluar me rastin e shënimin të 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, të cilin e ka organizuar nga asistentët për fëmijë me nevoja të veçanta në nivel të Komunës së Malishevës.

Kryetari Kastrati, i ka uruar fëmijët ditën e 1 Qershorit dhe ka shprehur kënaqësinë që gjendet në mesin e tyre në këtë aktivitet.

“Në këtë ditë të shënuar, dëshiroj t’ju uroj të gjithë fëmijëve gëzuar 1 Qershorin. Sot, më shumë se kurrë, jemi të angazhuar për të krijuar një ambient të dashur, mbështetës dhe gjithëpërfshirës për çdo fëmijë, veçanërisht për ata me nevoja të veçanta,” u shpreh Kastrati gjatë fjalës së tij.

Ai po ashtu premtoi se Komuna e Malishevës do të vazhdojë të mbështesë programet dhe iniciativat që përmirësojnë mirëqenien dhe përfshirjen sociale të fëmijëve me nevoja të veçanta, duke bashkëpunuar ngushtë me familjet, institucionet arsimore dhe organizatat që merren me të drejtat e fëmijëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj mori pjesë në promovimin e monografisë Gjenerata e parë e Gjimnazit “Vëllezërit Frashëri” (1967–1971)

Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj mori pjesë në promovimin e monografisë “Gjenerata …