Kryetari Latifi, bashkë me familjarë, veteranë dhe bashkëpunëtorë nderuan dëshmorët e parë të Anadrinit

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashkë me familjarë, veteranë dhe bashkëpunëtorë nderuan dëshmorët e parë të Anadrinit, vendosën buqeta lulesh për ata që u flijuan me heroizmin e tyre dhe u bënë lule lirie për Kosovën. “Në këtë ditë maji, në fushë të nderit ranë dëshmorët e parë të lirisë, MILAIM KRASNIQI nga Pastaseli dhe ELMI MORINA nga Vrajaka, u plagosën bashkëluftëtarët Osman Zyberaj, Myfterem Gashi nga Drenoci, si dhe luftëtari i orëve të para, tashmë dëshmori LULZIM SH. HOTI nga Ratkoci, i cili si pasojë e plagëve që mori, pas luftës, ndërroi jetë.”- u shpreh kryetari Latifi.

Lavdi e nderime për Viganët e Anadrinit!

May be an image of 10 people and text

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria e Bujqësisë në Viti inspekton përgatitjet për fushatën e korrje-shirjeve

Në prag të nisjes së fushatës së korrje-shirjeve, Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural …