Me rastin e 28 Nëntorit, festës së flamurit kombëtar, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi me bashkëpunëtor në Prekazin heroik, përkujtuan simbolin e forcës dhe rezistencës, familjen Jashari.
Ai me këtë rast tha: Në kohën kur Kosova jonë ishte e shtypur e nën okupim të egër, kur lufta e armatosur për liri s’kish shumë që kish filluar, rezistenca e komandantit trim Adem Jashari, bashkë me familjen e tij, na shërbeu si frymëzim e rikujtim se atdhedashuria e dëshira për liri është më e fortë se çdo gjë.
Andaj, sakrifica sublime e kësaj familjeje do të mbahet mend e do të përcillet brez pas brezi!
“Gjaku i shqipes nuk humb kurrë, ai gjak mbetet në flamur.”🇦🇱
Urime festa të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen!
Lavdi të gjithë të rënëve për liri! Ka thënë kryetari Latifi.