Kryetari Latifi bëri homazhe në Kompleksin Memorial të dëshmorëve dhe martirëve në Krushë të Madhe

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, bashkë me familjarë, bashkëluftëtarë – veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në 25-vjetorin e rënies së tyre mes fshatrave Krushë e Madhe, Nagac e Randobravë, nderuan 7 dëshmorët: Ragipi Hotin (vëllaun e Ukshin Hotit), Xhemajli e Shukri Hoti, Sami e Agim Nalli, Agim Hoti dhe Njazi Gashi.

“Në këtë vend pushojnë eshtrat e të rënëve, të atyre ndaj të cilëve jemi të obliguar ne sot dhe brez pas brezi të përulemi me respektin më të thellë. Kujtimi i përhershëm për të rënët i jep krah jetës dhe sukseseve tona, sepse ata i dhanë shpirt, kuptim dhe e bënë Kosovën. Kjo tokë e larë me gjakun e shqiptarëve nuk i duroi kurrë padrejtësitë, prandaj u sulmua e u djeg me zjarr e hekur, por mbeti shqiptare. E jona do të mbetet përgjithmonë!”, ka thënë kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …