leoni

Kryetari Latifi, i ka nda një mirënjohje Haziz Krasniqit

Haziz Krasniqit, Zyrtarit të derisotshëm për Informim në Komunën e Rahovecit, Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, i ka nda një mirënjohje e cila shpreh falënderimin për zellin, përkushtimin dhe gjithë punën e mirë e të përgjegjshme që ka bërë, si dhe për sukseset e arritura, pasi që ai do të transferohet me punë në Komunën e Prizrenit. Kryetari Latifi tha se, bashkë me Hazizin në këtë përgjegjësi, Komuna e Rahovecit është bërë komuna më transparente në Kosovë. Nuk kam asnjë dyshim se ai do të jetë një aset shumë i vlefshëm edhe për Komunën e Prizrenit. I uroj shëndet, fat, mbarësi dhe shumë suksese në përgjegjësitë e tij të reja!

Kontrolloni gjithashtu

Tre ditët e Festivalit të Vjeljes së Rrushit, Hardh Fest 2025, sollën një atmosferë të mrekullueshme dhe të paharrueshme në Rahovec

Në Rahovec për tri ditë rresht është mbajtur festivali tradicional i vjeljës së rrushit “Hardh …