Kryetari Latifi, ka pritur në takim përfaqësues të fermerëve blegtorë të komunës së Rahovecit

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka pritur në takim përfaqësues të fermerëve blegtorë të komunës së Rahovecit si dhe pronarin e pikës më të madhe grumbulluese të qumështit “Pashtriku”, të cilët i janë drejtuar komunës së Rahovecit për të shprehur shqetësimin serioz të tyre për pamundësinë e dorëzimit të qumështit në pika grumbulluese. Fjala është konkretisht për një problem që ka filluar të thellohet edhe më shumë pas situatës së krijuar me pandeminë Covid-19, ku nga ana e fermerëve kryetari Latifi është njoftuar se tashmë dorëzimi në pikën më të madhe grumbulluese të qumështit po bëhet i pamundur për shkak se Qendra Grumbulluese e Qumështit “Pashtriku”, nga 25,000 litra qumësht sa pranonte brenda ditës, tanimë nuk arrin të pranojë as 10,000 litra, për shkak të refuzimit të qumështit. Një problem i tillë është mjaft serioz do të dërgonte në një kolaps, falimentimin e qindra stallave, mbetjen e qindra punëtorëve pa punë, këputjen e një hallke të rëndësishme të zinxhirit që ndikon direkt në mirëqenien sociale dhe zhvillimin e ekonomisë familjare. I gatshëm për bashkëpunim dhe përkrahje, i bindur që duhet bërë ndërhyrje urgjente në pakon e rimëkëmbjes ekonomike, kryetari Latifi, fermerët blegtorë i siguroi se do të jemi në kontakt të vazhdueshëm me Asosacionin e Komunave të Kosovës, Ministrinë e Bujqësisë dhe Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, për mundësitë e përbashkëta për të përkrahur sektorin e qumështit që të dal nga kjo gjendje e rënduar. Pasojat e mosveprimit do të jenë serioze!

Të veprohet seriozisht para se të bëhet vonë! Ka thënë kryetari Latifi me këtë rast.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për ndëprerje të qarkullimit rrugor në rrugën “Ilaz Kodra”

Me qëllim të realizimit të projektit për ndërtimin e urës së re mbi Lumin “Klina” …