Kryetari Latifi kujton Dëshmorët që ranë me 14 dhjetorë 1998

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, në 21 vjetorin e rënies së komandantit Mujë Krasniqit me bashkëluftëtarë, në postimin e të tij në facebook ka thënë:

Rrugëtimi drejt lirisë nuk i ndaloi asnjëherë, as në kushtet më të vështira, as në dimrat e acartë! Ata çanë shtigjet duke u përballur flakë për flakë me armikun. Lufta jonë çlirimtare nuk ndalej sepse asaj i dhanë zemër edhe komandant Mujë Krasniqi me bashkëluftëtarë, të cilët në dimrin plot acar të 14 Dhjetorit 1998, zhvilluan betejën e ashpër me pritën e madhe armike, duke derdhur gjakun së bashku me 40 luftëtarë për lirinë e atdheut. Mujë Krasniqi, Rifat Mziu, Ilir Asllani, Afrim Musliu, Agim Mziu, Agron Mehmeti, Ali Krasniqi, Arben Hyseni, Astrit Bytyçi, Bashkim Krasniqi, Bekim Bytyqi, Beqir Gashi, Besim Qarri, Enver Olluri, Fadil Rashiti, Faton Gjylani, Gani Elshani, Gani Zogaj, Hafir Bajrami, Haki Prokshi, Hazir Selimaj, Hysen Bujupi, Hysni Kajtazi, Isa Morina, Isa Olluri, Kadri Ademaj, Kadri Gashi, Luljeta Shala, Mentor Ibriqi, Mevlan Hoxha, Muhamet Dervishi, Maliq Karaçica, Naser Kelmendi, Qamil Olluri, Ramadan Elshani, Selim Selimi, Sylejman Elshani, Qenë Qenaj, Veli Ballazhi, dhe Xheladin Xheladini, Avni Kutllovci. Gjaku i tyre sot, është në themelet e lirisë, në themelet e shtetit dhe Ushtrisë, e cila sot ka 1 vjetorin e themelimit. Në ditët e sotme ndjehemi me fat që i takojmë gjeneratës e cila, jo vetëm që barti mbi supet e veta dhe përjetoi luftën çlirimtare, por gjithashtu edhe ne po e shijojmë lirinë, të cilën e fituan Mujë Krasniqi me bashkëluftëtarë dhe të gjithë dëshmorët e atdheut. 14 Dhjetori është kujtimi ynë i paharruar për dëshmorët e lirisë, është krenaria jonë për Ushtrinë, e cila ka në themelet e saj gjakun e dëshmorëve. E përjetshme është vepra e dëshmorëve të kombit! Tha ndër të tjera kryetari Latifi në postimin e tij në facebook.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti uron besimtarët ortodoks me rastin e festës së Pashkëve

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti ka uruar besimtarët ortodoks me rastin e festës …