Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka mbajtur mbledhjen e radhës të rregullt javore me drejtorët e drejtorive komunale, me ç’ rast janë diskutuar një varg çështjesh të angazhimeve ditore si dhe planeve afatshkurtra në secilin sektor komunal. Po ashtu, drejtorët raportuan për punën javore në kompetencën e tyre, si dhe sfidat me të cilat janë ballafaquar. Këto takime forcojnë bashkëpunimin dhe ndërveprimin ndërmjet drejtorive, duke ndihmuar në koordinimin e përpjekjeve për t’u avancuar dhe zhvilluar në tërësi.