leoni

Kryetari Latifi, me rastin e 25 vjetorit të rënies së dëshmorit Luan Haradinaj ka bërë homazhe në Gllogjan

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, me rastin e 25 vjetorit të rënies së dëshmorit Luan Haradinaj ka bërë homazhe në Gllogjan. Ai me këtë rast ka thënë: Sot u bënë 25 vjet nga rënia e Gjeneral Major Luan Haradinajt, heroit nga Gllogjani që luftoi lavdishëm deri në vdekje ndaj pushtuesit kriminal serb. Vepra dhe kontributi i pashoq i Luanit dhe Familjes Haradinaj, do të mbeten të pashlyera në historinë e Kosovës, që ka në themel sakrificën dhe flijimin e të rënëve për liri. Rënia e lavdishme e tij me 6 maj 1997 u bë frymëzim për mijëra ushtarë të UÇK-së që ishin rreshtuar në luftë për lirinë e Kosovës. Po ashtu, sot nderuam dhe kujtuam edhe atdhetarin, Bacën Smajl Haradinaj në 13-vjetorin e vdekjes së tij. Lavdi burrave të mëdhenj të kombit, Luan Haradinaj e Bacës Smajl Haradinaj! Historia nuk do ta harrojë asnjëherë veprën e tyre madhore.

Mund të jetë një imazh i 7 persona, njerëz në këmbë, ambiente të jashtme dhe monument

Kontrolloni gjithashtu

956 Fermerë Aplikues për Subvencione – Numër Rekord! 

Drejtoria për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural e komunës së Deçanit ka njoftuar se ka …