Kryetari Latifi nderohet me mirënjohje nga KH Rahoveci

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka pranuar të mërkurën një mirënjohje nga Klubi i Hendbollit “Rahoveci” për mbështetjen e dhënë në edicionin 2025/2026.

Në takim me drejtorin sportiv të klubit, z. Afrim Deliu dhe bashkëpunëtorët e tij, kryetari Latifi tha se folëm për sukseset e deritanishme dhe objektivat e ardhshme të KH “Rahoveci”, një klub që prej vitesh është krenari e qytetit.

Uroj që viti 2026 të sjellë edhe më shumë fitore e trofe për hendbollistët tanë, ka shkruar në profilin e tij në facebook, kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi i Mekanizmit Komunal Kundër Dhunës në Familje

Në Komunën e Deçanit u mbajt takimi i radhës i Mekanizmit Komunal Kundër Dhunës në …