Kryetari Latifi, në Koshare ka nderuar 9 prillin 1999, që simbolizon thyerjen e kufirit të padrejtë dhe të dhunshëm shqiptaro-shqiptar

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, në Koshare ka nderuar 9 prillin 1999, që simbolizon thyerjen e kufirit të padrejtë dhe të dhunshëm shqiptaro-shqiptar me luftën, gjakun dhe jetën e trimave tanë. Kryetari Latifi për mes një postimi të tij në facebook ka thënë se: Ushtria Çlirimtare e Kosovës, përkatësisht luftëtarët dhe udhëheqësit e Brigadës 138 “Agim Ramadani”, bënë praktikisht një luftë heroike deri në fitore kundër pushtuesit. Në këtë vijë frontale u përjetësuan në kujtesën e brezave 114 luftëtarë trima-dëshmorë të kombit. Heroikisht ranë në altarin e lirisë, heronjtë Agim Ramadani, Sali Çekaj, Xhemajl Fetahaj, Abaz Thaçi… Gjithsej 114 nga vise të ndryshme shqiptare. Pati shumë luftëtarë trima edhe nga Anadrini, 5 nga të cilët u pavdekësuan në betejën e Koshares si: Ramiz B. Krasniqi-Dejn, Hamëz A. Thaçi-Xërxë, Haziz R. Tolaj-Pataqan, Naim Sh. Arllati-Brestoc dhe Luan R. Gashi-Hoçë e Vogël, dëshmorë të atdheut. Në luftimet e Koshares u çimentua edhe njëherë me gjakun e kuq dhe me jetët e njerëzve, ideali dhe aspirata e lirisë dhe bashkimit kombëtar. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të rënët! Lavdi veprës së heronjve dhe dëshmorëve të kombit! Kosharja, krenaria jonë! Është shprehur Kryetari Latifi me këtë Rast.

Mund të jetë një imazh i 9 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …