I shoqëruar nga shefi i Zyrës për Komunitete dhe Kthim, Lendrit Qeli, sot, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, përshëndeti fillimin e punimeve të shtëpisë për njërin nga përfituesit, Shaban Shalën nga fshati Xërxë. Në kuadër të mbështetjes me material ndërtimor për familjet në nevojë nga komunitetet jo-shumicë, janë pesë familje përfituese (ndërtimi për dy shtëpi 60 metra katror dhe tre renovime), si rezultat i bashkëpunimit mes organizatës OJQ- “ZËRI I ROMËVE, ASHKALINJËVE DHE EGJIPTIANËVE” me participim prej (40% ) dhe Zyrës për Komunitete dhe Kthim (60%).

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
