Kryetari Latifi po merr pjesë në punëtorinë dhe vizitën studimore të përbashkët në Turqi

Në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës, e organizuar dhe e mbështetur nga Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (GIZ) dhe BE, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi po merr pjesë në punëtorinë dhe vizitën studimore të përbashkët në Turqi, së bashku me kryetarët e komunave nga Kosova, e cila po mbahet nga 10 deri më 12 maj. Qëllimi kryesor i kësaj punëtorie është që të shërbejë si një forum për lansimin e procesit për menaxhimin e integruar të mbeturinave, të shoqëruar me vizita të cilat do të mundësojnë shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira në sektorin e menaxhimit të mbeturinave, duke u njohur edhe me modelet që aplikohen në Turqi.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi përmbyllës i dëgjimeve buxhetore publike për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2027.

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, të premtën me 4 shtator 2026 u mbajt …