Kryetari Latifi priti në takim Bashkim Krasniqin, President i Komitetit Organizativ të Kampionatit Evropian për Juniorë dhe Seniorë në Taekwondo,

“Sot, pata kënaqësinë të pres në takim z. Bashkim Krasniqi, President i Komitetit Organizativ të Kampionatit Evropian për Juniorë dhe Seniorë në Taekwondo, i cili u mbajt në Zvicër.

Bashkimi jeton dhe vepron në Zvicër, është nga Hoça e Vogël dhe ka shënuar arritje të shkëlqyera e të suksesshme në arenën ndërkombëtare përmes klubit “Krasniqi Taekwondo”. Ai është vlerësuar si trajneri që ka marrë pjesë në numrin më të madh të garave në vende të ndryshme të botës, duke ndërtuar një karrierë të pasur në sportin e taekwondos.

Më nderoi me “Pllakën e nderit të Kampionatit Evropian”, në shenjë respekti dhe vlerësimi, për të cilën e falënderoj sinqerisht”, thuhet në postimin e kryetarit të komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mbajti takimin e katërt me Drejtorët e Shkollave, Psikologët, Pedagogët dhe Koordinatorët e cilësisë

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi mbajti të hënën takimin e katërt me …