Kryetari Latifi, së bashku me drejtoreshën e Shëndetësisë, përuruan renovimin e brendshëm të objektit të vjetër të QKMF-së në Rahovec

Kryetari i kom,unës së Rahovecit, Smajl Latifi, së bashku me drejtoreshën e Shëndetësisë, Saranda Sallteku, përuruan përfundimin e renovimit të brendshëm të objektit të vjetër të QKMF-së në Rahovec. Ky përurim bëhet në kuadër të festimeve të çlirimit të Kosovës dhe në vigjilje të 14 qershorit, ditës së çlirimit të Rahovecit dhe është dëshmi e përkushtimit institucional në përmbushje të obligimeve ndaj dëshmorëve të lirisë. Ky projekt përfshin renovimin e brendshëm të të gjitha reparteve, duke përfshirë: Zgjerimin e korridoreve, rregullimin e dyshemesë, rregullimin e nyjeve sanitare, vendosjen e dyerve dhe të dritareve të reja, vendosjen e ashensorit të ri, instalimin e ujësjellësit, kanalizimin dhe rrjetin elektrik. Me këtë investim, stafi shëndetësor do të ketë kushte më të mira për punë dhe pacientët do të kenë shërbime më efikase. Vlera e këtij investimi është: 459.853.59 €. Investimet e kësaj natyre do të vazhdojnë edhe në pjesën e jashtme të objektit, me qëllim të ofrimit të kushteve më të mira për qytetarët e komunës së Rahovecit.

May be an image of hospital

No photo description available.

No photo description available.

Kontrolloni gjithashtu

Malisheva planifikon buxhetin bashkë me qytetarët

Në kuadër të hartimit të projekt buxhetit për vitin 2026, Komuna e Malishevës, përkatësisht kryetari …