Kryetari Latifi uron fillim të mbarë të vitit të ri shkollor

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, me rastin e fillimit të vitit të Ri shkollor ka vizituar të mërkurën SHFMU 31 Marsi në Gur të Kuq.

Në postimin e tij në Facebook, kryetari Latifi ka shkruar se në këtë Institucion arsimor, pas investimeve dhe riorganizimit të hapësirave, nga ky vit mësimi zhvillohet vetëm në një ndërrim.

Sipas Latifit ky është një hap drejt krijimit të kushteve më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit, njëkohësisht mundëson menaxhim më efikas dhe ulje të shpenzimeve, ndërsa ky model do të vazhdojë të zbatohet edhe në shkolla të tjera të Rahovecit.

Të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve, kryetari Latifi iu uroj shumë suksese në vitin e ri shkollor 2026/2027.

Kontrolloni gjithashtu

Latifi: Kur dobësohet komuna, dëmtohet qytetari

Në prag të protestës së kryetarëve të komunave para Qeverisë, kryetari i Rahovecit, z. Smajl …